KOSOVË

Tërmeti në Turqi: Shqipëria nis një mision solidariteti në ndihmë të operacioneve të kërkim-shpëtimit

Qeveria shqiptare i është përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë, pas tërmetit shkatërrimtar në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë që shkaktoi viktima të shumta, të plagosur dhe dëme të konsiderueshme.

Një mision ndihme nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në përbërje të të cilit janë 88 personel mjekësor, specialistë të kërkim-shpëtimit si dhe 9 mjete janë nisur drejt Turqisë, ku do të marrin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit, për të lehtësuar sadopak pasojat e kësaj tragjedie.

Ministri i Mbrotjes, Niko Peleshi

Pjesëtarët e ekipit që do të marrin pjesë në këtë mision solidariteti u përcollën në një ceremoni të veçantë, ku mori pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, raporton Abcnews.

Numri i të vdekurve nga tërmeti fillestar në Turqi dhe Siri tani është në më shumë se 2,300 pasi 810 persona u konfirmuan të vdekur në Siri.

Banner

Related posts

Partitë pro-ruse iniciuan tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Mali i Zi

admin

Mali i Zi, Gjukanoviçi kërcënohet me rrënimin e shtëpive të tij në vendlindje

admin

Këta janë pilotët që humbën jetën teksa tentonin të shuanin zjarret në Greqi

admin

Leave a Comment