AKTUALE

“Rama do përfundojë si McGonigal”, Berisha paralajmëron kryeministrin: S’ia doli të përjashtojë opozitën nga zgjedhjet, më 11 shkurt ne…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat këtë të hënë, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të ketë të njëjtin fat si ish-zyrtari i FBI, Charles McGonigal.

Ai tha se Rama nuk ia doli që të përjashtoi opozitën nga zgjedhjet e 14 majit, ndërsa shtoi se në protestën e 11 shkurtit do të rrëzohet qeveria.

 

“Skenar që u zhvillua në tre etapa, në zyrat e McGonigal kundër Muzinit e cila u kurorëzua me marrjen në ndjekje penale të Bashës dhe mbylljes së dosjes nga Rama, së dyti sanksionimi i Berishës sepse nuk do pranonte që PD të bashkëqeverisje me Ramën, e treta Rama në mënyrën më kriminale nuk ndalon në veprën e tij makabre për të qeverisur pa opozitë, por do të përjashtojë nga zgjedhjet e 14 majit PD.

 

Por kjo dëshirë e tij merr fund… aty ku përfundoi McGonigal do përfundojë edhe Rama, si një njeri që i futi thikë në zemër marrëdhënieve me SHBA.

 

Në 11 shkurt në ora 12, shqiptarët kudo që janë, janë të ftuar të vërshojnë drejt Shqipërisë. Shqipëria po zien këto ditë. 11 shkurti do jetë dita e protestës më të fuqishme, ndaj dhe ftesa ime për shqiptarët është: Të gjithë në protestë për të ngritur zërin kundër regjimit të kalbur”, tha Berisha.

Banner

Related posts

Dy vëllezërit shqiptarë hyjnë në Librin e Rekordeve Guinness me rekord në akrobaci

Gjyla Halili

Plaku 111 vjeçar nga Tetova bëhet me pension. Ja kush e ndihmoi

Gjyla Halili

Izraeli publikon hartën: Raketat e Iranit mund të arrijnë edhe në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Leave a Comment