KOSOVË

Shirat e rrëmbyeshëm në Turqi lënë 2 të vdekur, 4 të tjerë të zhdukur

Moti i keq ka përfshirë orët e fundit Turqinë, konkretisht qytetin e Kirklarelit, në verilindje të vendit, ku reshjet e dendura të shiut i kanë kthyer rrugët në përrua, ndërsa dy persona kanë humbur jetën.

Sipas medias turke Hurriyet, dy persona janë nxjerrë të vdekur nga ujërat që “mbytën” qytetin Igneada, tre të tjerë janë plagosur, ndërsa katër persona rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit arritën të shpëtojnë gjashtë persona.

Shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur rajonin e Turqisë verilindore që laget nga Deti i Zi, ndërsa dëmet më të mëdha kanë ndodhur në qytetet Kirklareli, Demirkoy dhe Igneada.

Shërbimet e rojes bregdetare, ushtrisë dhe zjarrfikësve u dërguan në zonë pasi disa pushues u bllokuan nga përmbytjet e shkaktuara nga përrenjtë e tejmbushur.

“Ekipet tona u dërguan menjëherë në zonë pasi morën informacione se 12 persona mbetën të bllokuar si pasojë e reshjeve të dendura në zonën ku ndodhen hotelet në lagjen İğneada Sisli. 6 qytetarë tanë u shpëtuan nga ekipet e kërkim-shpëtimit dhe u gjetën trupat e dy bashkëqytetarëve tanë. Vazhdojnë të pandërprera përpjekjet për kërkimin dhe shpëtimin e 4 shtetasve tanë të zhdukur. Zoti i mëshiroftë qytetarët tanë që humbën jetën, shprehim ngushëllimet tona për të afërmit e tyre”, thuhet në njoftimin e  AFAD (Fushata për Ndihmë Humanitare në Tërmete).

Banner

Related posts

Kurti bën homazhe në përkujtim të viktimave të masakrës në Kralan të Gjakovës

Gjyla Halili

Me ftesë të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë/ Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë po viziton Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë

admin

Bruksel, filloi skrining takimi bilateral për kapitujt 14 dhe 21

admin

Leave a Comment