Kryetari i Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE-së në Gostivar, Martin Andonovski, ka vazhduar takimet me anëtarët e partisë në kuadër të aktiviteteve të rregullta në terren.
Andonovski zhvilloi takime me anëtarët e Komitetit Lokal “Kej Vardar” dhe “Cigllana”, ku u diskutua për aktivitetet aktuale, sfidat me të cilat përballen qytetarët dhe prioritetet për periudhën e ardhshme.
“Vazhdojmë me takime intensive dhe biseda me anëtarësinë tonë”, ka theksuar Andonovski, duke vënë në pah rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me strukturat partiake dhe qytetarët.
Nga VMRO-DPMNE në Gostivar theksojnë se takimet e vazhdueshme me anëtarësinë kanë për qëllim forcimin e unitetit brenda partisë dhe koordinimin e aktiviteteve në interes të qytetit.
“Bashkë, të bashkuar dhe të përkushtuar, punojmë për Gostivarin dhe për të gjithë gostivarasit”, është mesazhi i përcjellë nga takimi me anëtarët e Komitetit Lokal “Cigllana”.
Takimet me strukturat lokale pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, si pjesë e angazhimeve të VMRO-DPMNE-së për një komunikim më të afërt me anëtarësinë dhe qytetarët e Gostivarit.
https://www.facebook.com/share/p/1JPPLPZBgh/
