Lajme

Takim Ahmeti-Varnes, diskutohet për marrëdhëniet ndëretnike dhe sfidat globale

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim me Ushtruesen e Detyrës së Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Nicole Varnes.

Përmes një njoftimi publik, Ahmeti bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për një sërë çështjesh me interes të përbashkët, duke vënë theks të veçantë te sundimi i ligjit, ruajtja e marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe zhvillimet aktuale që lidhen me paqen dhe stabilitetin global.

“Gjatë takimit zhvilluam një bisedë të hapur dhe konstruktive për çështje me interes të përbashkët, me theks të veçantë mbi sundimin e ligjit, rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të mira ndëretnike, si dhe zhvillimet aktuale që lidhen me paqen dhe stabilitetin global”, ka theksuar Ahmeti.

Ai ka shprehur gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i japin vendit në proceset demokratike dhe integruese.

“Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj vlerave demokratike, integrimit euroatlantik dhe perspektivës së vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Ahmeti ka vlerësuar se partneriteti ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të thellohet edhe më tej në funksion të forcimit të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të vendit.

“Jam i bindur se partneriteti ynë do të vazhdojë të forcohet në funksion të paqes, stabilitetit dhe një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët”, ka deklaruar Ahmeti pas takimit me diplomaten amerikane.

Banner

Related posts

Ftesa e Macron për një drekë zyrtare/ Rama mbi dy orë në Pallatin Elysee, reagon presidenti francez: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE

Admin2

Sali: Me respekt për historinë dhe përkushtim ndaj paqes e bashkëjetesës

Admin2

Сулејмани: Со новиот закон за правична застапеност ги спречуваме злоупотребите – следуваат санкции за лажно етничко изјаснување

Admin2