Lajme

Qamili: Buzhala e Latifi i ofendojnë shqiptarët e Tetovës, vetëm se nuk iu nënshtruan Ali Ahmetit

Nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të gazetarit kosovar Berat Buzhala, duke e akuzuar atë dhe disa figura të tjera publike nga Kosova se po sulmojnë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe veçanërisht Tetovën, transmeton Zyrtare.net

Në një postim publik, Qamili thotë se e njëjta strukturë që, sipas tij, prej vitesh ka sulmuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tani është aktivizuar kundër shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Ai kritikon gazetarin Berat Buzhala, analistin Blerim Latifi dhe persona të tjerë, duke pretenduar se kanë heshtur për raste të rëndësishme që kanë prekur shqiptarët në vend, si rastet “Monstra”, “Almiri”, “Alfa”, “Sopoti”, Enciklopedia maqedonase dhe vendosja e monumentit të Car Dushanit në Shkup.

Qamili gjithashtu përmend iniciativën e “Open Balkan”, duke thënë se ata nuk reaguan as atëherë kur, sipas tij, projekti promovohej si vlerë dhe presidenti serb Aleksandar Vučić pritej nga politikanët shqiptarë.

“Por gjejnë kohë t’i ofendojnë shqiptarët e Tetovës, vetëm se nuk iu nënshtruan Ali Ahmetit”, shkruan Qamili në reagimin e tij.

Në fund, nënkryetari i Tetovës thekson se “Tetova e dy universiteteve dhe e qëndresës kombëtare është shkollë politike për Buzhalën dhe të ngjashmit”, duke shtuar se qyteti ka dëshmuar vullnetin e tij politik në pesë ciklet e fundit zgjedhore dhe do ta bëjë këtë sërish sa herë të jetë e nevojshme.

Banner

Related posts

Qamili: BDI e la mangët gjuhën shqipe në gjykata

Admin2

Oficeri dhe ushtarë të ushtrisë libaneze vriten në sulmin izraelit mes tensioneve gjatë armëpushimit

Admin2

Përfundon viti shkollor në Shkollën Shqipe në Michigan, ndahen certifikatat për nxënësit

Admin2