AKTUALE

Tahir Sinani rikthehet në Bajram Curr, Ahmeti: Shtatorja e tij krahas heronjëve të tjerë dëshmon lavdinë e betejave dhe historisë shqiptare

Është përuruar sot shtatorja e heroit, Tahir Sinani në Bajram Curr.

Në mesin e të ftuarve është dhe Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i cili në fjalimin e tij tha se është krenari sot kur amaneti i hëronjëve si Tahir Sinani po jetësohet çdo ditë.

Ahmeti tha se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut sot kanë kryeministër shqiptar, gjuhë, flamur, univeristete e gjithçka që dikur nuk kishin, ndërsa sot i gëzojnë të lirë brezat e rinjë.

“Sot vendoset ne bronz gjenerali Tahir Sinani. Gjenerali është vendosur një ditë krashas Mic Sokolit e Bajram Currit e Sali Manit. Më duket se dëgjoi raportin e tyre duke I thënë njëri tjetrit se në Shkup kemi Nexhat Agollit, Skenderbeun e Isa Boletinin. Gjuha shqipe sot është zyrtare dhe Maqedonia ka kryeministër shqiptar, se flamuri kombëtar valon në Maqedoni, se kemi tri universitete në tokën Dardane në Shkup e në Tetovë. Nga gjaku i derdhur i Tahir Sinanin vinë sot sokola me porosi nga Mehmet Gega i Tetovës, nga Struga e Komandant Strugës, nga Karadaku i Fadil Limanit. Vijnë këtu me porosi të Xhemë Hasës nga Gostivari e Mefailavë nga Zajazi, me porosi se ne shtatoren e bronztë e sollën. E dashur familja e Tahir Sinanit, lavdi gjithë të rënëve për liri. Rrofshi e qofshi tropojan”, tha Ahmeti.

Banner

Related posts

Vjosa Osmani sot bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit

Gjyla Halili

Ursula von der Leyen sot në Shkup, do të takohet me kreun shtetëror

Gjyla Halili

BASHKËSIA FETARE ISLAME E RMV SHPËRNDAN PAKO ME DHURATA PËR FËMIJË

Gjyla Halili