AKTUALEBOTA

SHBA-ja pezullon dialogun strategjik me Kosovën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka njoftuar të premten se Uashingtoni ka pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën.

Në deklaratë thuhet se vendimi është marrë për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë, të cilat, sipas SHBA-së, kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke e vështirësuar bashkëpunimin në prioritetet e përbashkëta.

“Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e interesave të përbashkëta që ndajnë Shtetet e Bashkuara dhe populli i Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në qëllimin e përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitetin e përbashkët ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e arritur ndër vite”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Dialogu strategjik mes dy vendeve, sipas ambasadës, ishte planifikuar të shërbente për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në të mirë të qytetarëve amerikanë dhe kosovarë.

Në deklaratë, SHBA-ja thekson se shpreson të rikthejë këtë proces në të ardhmen, kur të jenë krijuar kushtet e përshtatshme.

Banner

Related posts

Ideatori i Lëvizjes Besa, Adnan Ismaili i prezent në promovimin e frontit Europian

Gjyla Halili

Pamje/ Grabitje me armë në mes të ditës në Paris! Merren bizhuteri me vlerë 15 mln euro

admin

Osmani nga Roma: Anëtarësimi në BE para vitit 2030 dhe 6 miliardë euro për vitet e ardhshme

Gjyla Halili