AKTUALE

Studentët e Kosovës protestojnë në Prishtinë në mbështetje të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Dhjetëra studentë dhe qytetarë u mblodhën sot para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë në një protestë paqësore të organizuar në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Protesta u mbajt si shprehje solidariteti ndaj kërkesave për respektimin e plotë të të drejtave gjuhësore dhe zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Organizatorët deklaruan se protesta synon të ngrejë zërin kundër kufizimeve që, sipas tyre, po u bëhen studentëve shqiptarë në përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore, veçanërisht në provimin e jurisprudencës dhe procese të tjera akademike e institucionale. Ata theksuan se gjuha shqipe është e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe se respektimi i saj duhet të sigurohet në të gjitha institucionet publike.

Pjesëmarrësit mbanin pankarta me mesazhe në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe kërkuan që institucionet e Maqedonisë së Veriut të respektojnë detyrimet ligjore dhe kushtetuese lidhur me përdorimin e gjuhëve. Sipas organizatorëve, protesta në Prishtinë është pjesë e një vargu aktivitetesh dhe reagimesh që kanë nisur më herët në Shkup dhe qytete të tjera, ku studentët shqiptarë kanë kërkuar trajtim të barabartë në sistemin arsimor dhe administrativ.

Mbështetje për protestën kanë shprehur edhe figura politike në Kosovë. Kryetari i Ramush Haradinaj deklaroi se kërkesat e studentëve janë të drejta dhe legjitime, duke theksuar se e drejta për përdorimin e gjuhës shqipe nuk duhet të vihet në pikëpyetje nga askush.

Protesta u zhvillua pa incidente dhe u karakterizua nga mesazhe solidariteti mes studentëve të Kosovës dhe atyre shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Banner

Related posts

IMAGJINATA  E  MUZEUT  TË  VJETËR  DHE  HIPOKONDRIA  POLITIKE

Gjyla Halili

Edhe policë të përfshirë në kondrabandë me vetura

Gjyla Halili

Rama: Salla Koncertale dhe Muzeu i Artit të kryeqytetit po bëhen realitet ​Rama: Salla Koncertale dhe Muzeu i Artit të kryeqytetit po bëhen realitet

admin