SPORT

Sonte finalja e Kupës së Botës për Klube, Real Madridi sfidohet nga Al-Hilal

Sonte do të zhvillohet finalja e Kupës së Botës për Klube.

Në finale do të takohen Real Madridi dhe Al-Hilal. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:00, në stadiumin “Moulay Abdallah”.

Spanjollët në finale kaluan pasi eliminuan Al Ahlyn në gjysmëfinale duke e mposhtur me rezultatin 1:4, teksa skuadra nga Arabia Saudite triumfoi 2:3 kundër Flamengos.

“Los Blancos” me një triumf eventual sonte do të regjistronin një rekord të ri.

Real Madridi është skuadra që e ka fituar më së shumti herë (4) trofeun e Kupës së Botës për Klube, teksa sonte synon të pestin.

Ndërkaq, Al-Hilal ndodhet për herë të parë në finale të kësaj gare.

Sot do të zhvillohet edhe ndeshja për vendin e tretë, mes Al Ahlyt dhe Flamengos, nga ora 16:30.

Banner

Related posts

Rrahmani së shpejti me kontratë të re – detajet

admin

Ramos nuk u ftua në kombëtare, bashkëshortja e tij me mesazh emocional

admin

“Alarm” me stadiumet në Shqipëri

admin

Leave a Comment