AKTUALE

Skender Asani: Fryma e Pashkëve na sjellë paqe, dashuri dhe bekime

Drejtori i ITSHKSH në Shkup, prof.dr. Skender Asani, u ka dërguar një mesazh urimi gjithë besimtarëve katolikë me rastin e festës së Pashkëve.
“Për gjithë vëllezërit dhe motrat e Nënës Tereze në Maqedoninë e Veriut, në Kosovë, Shqipëri, Kroaci dhe gjihkund në botë, që kremtojnë ditën e ringjalljes, shpresës dhe reflektimit, gëzuar e për shumë vjet Pashkët! Qofshi të lumtur e të bekuar në këtë ditë feste. Kjo ditë e triumfit të së mirës mbi të keqen, e jetës mbi vdekjen, na kujton se fryma e Pashkëve na sjellë paqe, dashuri dhe bekime.
Le të shkëlqejë mbi ju drita e Pashkëve dhe t’ju udhëheqë në rrugën e mirësisë dhe dashurisë njerëzore!”, thuhet në urimin e drejtorit të ITSHKSH në Shkup, prof.dr. Skender Asani

Banner

Related posts

Dauti: Interpelanca nuk është kundër meje, por kundër personave të cilët luftojnë për trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët

Gjyla Halili

BFI NË BASHKËPUNIM ME DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË VAKËFEVE TË TURQISË REALIZOI NDIHMË PËR JETIMËT

Gjyla Halili

LAMM: Nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare nga ana e RMV-së

Gjyla Halili

Leave a Comment