AKTUALE

Jeremiq synon ta rrëzojë Marrëveshjen e Ohrit, përmes referendumit

Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, tha sot se presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, u përpoq ta vendosi vetën mbi popullin dhe se ai vendos në emër të popullit për çështjet më të rëndësishme shtetërore.

“Referendumi për refuzimin e planit “francezo-gjerman” për pavarësinë e Kosovës është e vetmja mënyrë për të parandaluar atë që Vuçiq u dakordua verbalisht në Bruksel dhe Ohër, që është një plan që e ndan Kosovën në mënyrë të përhershme dhe të pakthyeshme nga Serbia”, tha Jeremiq, raporton Danas.

Jeremiq u bëri thirrje autoriteteve në Serbi që të publikojnë dokumentin për të cilin Petkoviq është dakorduar me zëvendëskryeministrin e Kosovës,Besnik Bislimin, në Bruksel.Ai e ka parë problematike çështjen e arritjes së marrëveshjes për të zhdukurit me dhunë nga aparati policor dhe ushtarak serb më 1999-ën.

Banner

Related posts

Reisul Ulema Shaqir ef. Fetahi mirëpret atdhetarin Luan Veliu

Gjyla Halili

“Grupi i zjarrit në BDI, temë e konsumuar” – Blerim Bexheti për Izet Mexhitin thotë “i qoftë rruga e mbarë”

Gjyla Halili

Regjstrimi i popullësisë – deri në 2 mijë euro do të gjobiten qytetarët që nuk regjistrohen

Gjyla Halili

Leave a Comment