AKTUALE

Skandal në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë Shqiptarët 0/ Faton Ahmeti: Edhe më shqetësuese mungesa e reagimit nga përfaqësuesit shqiptarë

Sekretari gjeneral i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti ka reaguar ndaj skandalit të radhës të qeverisë pa legjitimitet e cila në mënyrë skandaloze po deshqiptarizon institucionet.

“Në konkurset publike 01-2025 dhe 02-2025 të shpallura nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, rezultati është tronditës: nga gjithsej 21 vende pune, asnjë shqiptar nuk është përzgjedhur”- ka shkruar Ahmeti.

Ja postimi plotë:

21-0
Skandal në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë: Shqiptarët 0, diskriminimi 100%

Në konkurset publike 01-2025 dhe 02-2025 të shpallura nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, rezultati është tronditës: nga gjithsej 21 vende pune, asnjë shqiptar nuk është përzgjedhur. Ky është një sinjal alarmi për përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga institucionet publike në Maqedoninë e Veriut.

Në një shtet multietnik, një rezultat i tillë nuk është rastësi – është diskriminim. Heshtja institucionale dhe mungesa e reagimit nga përfaqësuesit shqiptarë është edhe më shqetësuese.

Banner

Related posts

Të entjen Kuvendi mban dy seanca, në rend të ditës shqyrtimi i Ligjit për skemat pensionale

admin

Imperativi kohor i certifikimit Hallall

Gjyla Halili

Zv. drejtori i burgut të Idrizovës: Nuk kam pasur kërcënime, nuk i di arsyet e djegies së veturës

admin