AKTUALE

Faton Ahmeti në Westminster Fondation for Democracy: Transparenca instrument i rëndësishëm për forcimin e integritetit dhe besueshmërisë së partive politike

Sekretari gjeneral i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti ka marë pjesë në një takim të rëndësishëm me Sekretarët e Përgjithshëm të partive politike në vend, nën organizim të Westminster Foundation for Democracy.

“Diskutimi u përqendrua në vlerësimin e të arriturave gjatë këtij viti në kuadër të Indeksit të Transparencës së Partive Politike (Political Party Transparency Index) – një instrument i rëndësishëm për forcimin e integritetit dhe besueshmërisë së partive politike, si dhe në modalitetet për forcimin e dialogut ndërpartiak”- ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti më tej ka theksuar se takime të këtilla gjithëpërfshirëse dhe konstruktive, duhet patjetër të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Ja postimi i plotë:

Në organizim të Westminster Foundation for Democracy, pata kënaqësinë të marr pjesë në një takim të rëndësishëm me Sekretarët e Përgjithshëm të partive politike në vend.
Diskutimi u përqendrua në vlerësimin e të arriturave gjatë këtij viti në kuadër të Indeksit të Transparencës së Partive Politike (Political Party Transparency Index) – një instrument i rëndësishëm për forcimin e integritetit dhe besueshmërisë së partive politike, si dhe në modalitetet për forcimin e dialogut ndërpartiak.

Të gjithë së bashku konstatuam se takime të tilla, me këtë format gjithëpërfshirës dhe konstruktiv, duhet patjetër të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Faleminderim për organizimin e këtij forumi të vlefshëm dhe për përkushtimin e vazhdueshëm në mbështetje të proceseve demokratike në vendin tonë.

Banner

Related posts

Projekti i Urës së Bunës/ Rama: Shtysë e re për turizmin dhe ekonominë. Distanca Velipojë-Ulqin shkurtohet në 300 metra

admin

“Na sinjalizuan për një ndërtesë 4-katëshe në Malatya”, mjeku shqiptar: Si e nxorëm nga rrënojat një fëmijë 4 vjeç

admin

Qeveria me vendim: Nuk do të ketë rritje të rrogave për zyrtarët 

Gjyla Halili