AKTUALE

Siljanovska nga Koçani: Do t’i shqyrtoj statuset e të gjithë ambasadorëve jashtë vendit

Kandidatja për presidente e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja, Gordana Siljanovska Davkovka fushatën presidenciale e ka vazhduar me qytetarët e Koçanit.

Para tyre Davkova tha se përveç sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, prioritet i mandatit të saj do të jetë edhe shqyrtimi i ambasadorëve që përfaqësojnë vendin jashtë shtetit.

“Do t’i shqyrtoj statuset e të gjithë ambasadorëve jashtë vendit. Në mesin e tyre kara edhe nga ata me dinjitet dhe që kanë bërë karrierë dhe me përgjegjësi e mbrojnë imazhin dhe krenarinë e Maqedonisë, ndërsa ka edhe nga ata që na turpërojnë. Është koha e fundit që vetëm më të mirët të shkojnë jashtë vendit”, tha Gordana Siljanovska Davkovka, Kandidate për presidente.

Banner

Related posts

Pr.ligji për taksimin e pasurisë, Ibrahimaj: Përjashtime për disa kategori

admin

Ftesë për paraqitje të ofertave nga operatorët e licencuar për distribuim të energjisë elektrike

Gjyla Halili

Kurti akuzon “aleatët e Rusisë” për minimin e dialogut Kosovë-Serbi

admin