AKTUALE

“Marrëveshja e Ohrit s’mund të rinegociohet” – Ahmeti: S’jam frikësuar kur më ka ndjekur Jugosllavia, jo më Mickoski

Banner

Unë nuk jam politikan i salloneve e as i biskotave, por politikat me retorikë kundër një etnie tjetër nuk na çojnë përpara, u shpreh kreu i BDI-së Ali Ahmeti në takimin që Fronti Europian kishte mbrëmë me qytetarët e Gostivarit. Vendimin e gjykatës Kushtetuese për seancë përgatitore për ligjin e gjuhëve e interpretoi si përpjekje për të rinegociuar Marrëveshjen e Ohrit.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është që ky ligj do të shtyhet për tre muaj, në mars, eventualisht në maj, kur do të thirren ekspertë dhe kryetarë të partive politike. Çdo me thënë kjo?! Të ri negociohet Marrëveshja paqësore e Ohrit e garantuar nga SHBA, BE, NATO dhe e larë me gjak nga UÇK. Po kush lejon? Ku shkruhet kjo? Ku merret ky guxim të ri negociohet Marrëveshja paqësore e Ohrit?”, tha Ali Ahmeti.
Duke folur për protestën e Frontit Europian para Gjykatës Kushtetuese ditën kur u mbajt seanca, Ahmeti tha se dolën të mbrojnë Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe në vendin e të parëve.

“Dhe nuk kemi dalë as për pikë politike sepse informacionet tona ishin të sakta, ashtu siç i kishte të sakta Hristijan Mickoski, i cili thoshte ne i përcjellim hap pas hapi se çfarë bëjnë ata, si lëvizin ata, ku shkojnë ata. A kujtoi ai se më frikëson mua?! Mua më ka ndjekur gjithë Jugosllavia edhe s’jam frikësuar”, deklaroi Ahmeti

Related posts

Blerim Bexheti: Sulmi ndaj të rinjve shqiptarë në Tetovë është akt barbar dhe skenar i pushtetit për tensione ndëretnike

Gjyla Halili

OVL e UÇK-së po përgatit protestën e 13 dhjetorit në Shkup – Fton të gjithë shqiptarët që të bashkohen në këtë protestë

Gjyla Halili

Kufijtë e Greqisë do të mbyllen për dy ditë – MPJD del me udhëzime për shtetasit e Kosovës

Gjyla Halili