AKTUALE

Pendarovski: Poshtëruese dhe e turpshme për ne që Amerika të na thotë se cilët janë kriminelët mes nesh

Presidenti aktual dhe kandidati për president të ardhëshëm të shtetit Stevo Pendarovski në emisionin “Click Plus” në TV21 theksoi se është poshtëruese dhe e turpshme për ne që Amerika të na tregon se cilët janë kriminelët tanë që jetojnë në mesin tonë.

“Është një lëndë që e përmenda pak ditë më parë në publik, e kemi harruar nga ata që janë të vjetruar me qëllim, rasti i famshëm i Maxhar Telekom. Për dymbëdhjetë vjet e gjysmë ishte në një lloj procedure formale, nuk arritëm një vendim të shkallës së parë, ndërkohë para gjykatës së Nju Jorkut disa u dënuan për të njëjtin rast dhe disa bënë marrëveshje gjyqësore. Tani kthehemi në listën e zezë të Amerikës. Është poshtëruese dhe e turpshme për ne që Amerika të na thotë se cilët janë kriminelët tanë që jetojnë mes nesh”, u shpreh Pendarovski.

Banner

Related posts

Ibrahimi: Orientimi i të rinjve në sektorin privat, ekonomia shqiptare dhe cilësia në arsim janë prioritetet e Alternativës

Gjyla Halili

ASH e Taravarit i përgjigjet Fetait: Saga e tradhtarëve që e dinë se tetori do ti gjejnë në greminë

Gjyla Halili

Fillon debati në komision mbi Propozim- buxhetin për vitin 2025

Gjyla Halili