AKTUALE

Siljanovska: Maqedonia e Veriut është i vetmi shtet ku vllehët janë kategori kushtetuese e barabartë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në urimin e saj me rastin e 23 majit – Ditës Kombëtare të Vllehëve, theksoi se duhet të jemi krenarë si vendi i vetëm në të cilin vllehët janë një entitet etnik kushtetues, të barabartë me të tjerët dhe të barabartë në gëzimin e të drejtave individuale dhe kolektive.

“Të dashur bashkëqytetarë vllehë, ju i përkisni prejardhjes së lashtë shpirtërore të popujve ballkanikë, mbijetesa historike e të cilëve nuk është e lidhur me pushtetin dhe kufijtë, por me gjuhën, kujtesën dhe vetëdijen për identitetin e veçantë vlleh” theksoi presidentja.

Ajo theksoi se gjuha, tradita dhe kultura vllahe janë të endura me këmbëngulje shekullore, një ndjenjë të fortë përkatësie dhe dinjitet shpirtëror, të transmetuara brez pas brezi si vula e një populli që dinte dhe arriti të ruante integritetin dhe dinjitetin e tij kombëtar në kohë të vështira lufte, vuajtjesh dhe zhvendosjesh.

Banner

Related posts

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta të UÇK-së sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Gjyla Halili

Abdulselam Selami uron muajin e shejtë të Ramazanit

Gjyla Halili

Mickoski kundër ambasadores gjermane për buxhetin e drejtësisë: Çdokush që thotë ndryshe ose manipulon, ose nuk e thotë të vërtetën

Gjyla Halili