AKTUALE

Çairi mori mbështetje për kontejnerë nëntokësor në rrugën “Metodija Mitevski”

Komuna e Çairit informon se ka siguruar mbështetje financiare në vlerë prej 1.372.571 denarësh nga Byroja për Zhvillim Rajonal, në kuadër të Programit për zhvillim urban dhe zhvillim të qëndrueshëm urban për vitin 2026.

“Me këtë, Çairi bëhet e vetmja komunë nga komunat urbane të Qytetit të Shkupit që ka përfituar mbështetje në kuadër të kësaj thirrjeje. Mjetet e miratuara do të shfrytëzohen për vendosjen e kontejnerëve nëntokësorë për mbeturina komunale në rrugën “Metodija Mitevski”, projekt që synon avancimin e higjienës publike dhe përmirësimin e infrastrukturës komunale sipas standardeve bashkëkohore ekologjike”, njoftojnë nga komuna.

Ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit të menaxhimit të mbeturinave dhe krijimit të një ambienti më të pastër dhe më funksional për qytetarët.

Banner

Related posts

“Shkëndija në zemrat tona” – Bajram Rexhepi me rininë e Bdi-së niset drejt Shkupit për ekipin e zemrës

Gjyla Halili

Konjufca në Strasburg kërkon mbështetje për rrugën e integrimit euro-atlantik

admin

Zef Berishaj atdhetari që dhuroi 50 mij dollarë për ndërtimin e Kishës në malin e Kakariqit

Gjyla Halili