AKTUALE

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta të UÇK-së sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë filluar aktivitet për shënimin e 30 vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimimtare të Kosovës.

Sipas Ahmetit, historia e lavdishme e tre shkronjave të shenjta UÇK solli kthesën e madhe për fatin e kombit shqiptar.

“Sot në Prishtinë, bashkë me shumë atdhetar, patriot, veprimtarë, filluam aktivitet për shënimin e 30 vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimimtare të Kosovës. Historia e lavdishme e tre shkronjave të shenjta UÇK solli kthesën e madhe për fatin e kombit shqiptar. Gjenerata të tëra veprimtarësh ndër dekada sollën ngjadhnjimin e kombit, por kjo sakrificë, gjaku i dëshmorëve, plagët e invalidëve, lotët e nënave, dhimbjet e baballarëve, nuk duhet të harohet. Lavdi dëshmorëve të kombit, rroftë populli shqiptar”, ka shkruar Ahmeti, njofton indeks.mk

Banner

Related posts

Ramiz Lladrovci: Po, koordinim edhe i fortë bile!

admin

Toshkovski: Me paratë e Lotarisë Shtetërore janë blerë prona brenda dhe jashtë vendit

Gjyla Halili

Patriotizëm i rremë në emër të kanalizimeve – Shfaqja e trishtueshme e Kaltrina Zekolli Shaqirit në Luboten

Gjyla Halili