AKTUALE

Shpresa Luftija kandidate për deputet nga Fronti Europian në zonën 6

Shpresa Lutfija
Ekonomiste e diplomuar
Inspektore në Drejtorinë e të hyrave  publike-Drejtoria Rajonale Tetovë.

✅ E lindur më 29.08.1984 në Sombor , Republika e Sërbise, shkollën fillore e ka kryer në fshatin Kamjan komuna e Bogovinës. Shkollimin e mesëm e ka kryer në gjimazin “Kiril Pejçinoviq” drejtimi matematiko-natyror -paralelja bilinguale frengjisht- shqip.
Ka diplomuar në Universitetin e Evropës Juglindore, Administratë biznesi-drejtimi financiar.
✅ Karieren e nisi si kontabiliste në kompani private ku edhe punoi 2 vite si kontabiliste e autorizuar.
Momentalisht është e punësuar si Inspektore në Drejtorinë e të hyrave publike-Tetovë.

Znj. Shpresa është e njohur për aftësitë e saj në politikën publike, partneritet dhe komunikim si dhe per vetëbesimin, guximin dhe përgjegjësinë në punë, dhe kjo i mundëson që angazhimi i saj të sjell rezultate të mira si në punën e saj poashtu edhe në komunitetin ku vepron.
Pjesëmarrja e saj në listën e Frontit Europian si kandidate për deputete kontribuon në rritjen e vlerave dhe përfaqësimit adekuat të grave në politikë.

Banner

Related posts

OVL UÇK kujton të rënët nga masakrat në Makoc dhe në Hallaq të Vogël

Gjyla Halili

Homazhe në Kërçovë, Ahmeti nderon veprën e pavdekshme të dëshmorëve

Gjyla Halili

“Arrest shtëpiak për Artan Grubin, Prokuroria jep detaje”

Gjyla Halili