AKTUALE

Parashikimi i motit për sot

Moti do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Pasdite në pjesët lindore do të ketë reshje lokale shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në pjesët perëndimore nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 7, kurse maksimalja do të arrijë nga 13 deri në 20 gradë.

Pjesërisht me vranësira me mot me diell në Shkup. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 19 gradë.

Vazhdon periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme lokale. Të dielën dhe të martën në disa vende do të ketë reshje, të cilat herë pas here do të jenë më të bollshme dhe të rrëmbyeshme të përcjella me bubullima dhe erë të fortë. Për shkak të zbritjes së masës ajrore më të ftohtë të dielën në zonat malore, reshjet do të kalojnë herë pas here në borë dhe do të formohet një mbulesë e re bore.

Banner

Related posts

Për festën e Bajramit, autobusët në Shkup do të qarkullojnë me orarin e ditës së diel

admin

Klubi i kickbox-it “Wolf” shkëlqen në Kampionatin Shtetëror në Shqipëri

Gjyla Halili

BDI informoi BE-në, SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët ndërkombëtarë për përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Gjyla Halili