AKTUALE

Fato Ahmeti : Një fitore e madhe e Frontit Europian nënkupton siguri dhe integrim në Bashkimin Europian

Sekretari i përgjishëm i Bashkimit Demokratik për Integrim Faton Ahmeti, së bashku me antarët e Frontit Europian, gjatë ditës së sotme kanë realizuar takime me me qytetarët e komunës së Bërvenicës gjegjësisht në fshatin Çellopek dhe në Komunën e Bogovinës në fshatrat Rakovec dhe Pirok.


Postimi i plotë :
Në Çellopek të komunës së Bërvenicës u mirëpritëm nga kryetari i degës së BDI-së, Arkin Jahiji, shefi i shtabit zgjedhor, Jusuf Shaini dhe banorët e këtij fshati.
Diskutuam gjërë e gjatë për procesin politik në të cilin ndodhemi dhe nevojën për dalje sa më masovike në zgjedhjet e 8 majit për t’i dhënë mbështetje “Frontit Europian” që të kemi të ardhme të sigurtë për të gjithë.
Më pas, bashkë me kandidatët për deputetë nga “Fronti Europian” vizituam fshatrat Rakovec dhe Pirok të komunës së Bogovinës. Aty u mirëpritëm nga kryetari i komunës dhe njëherit kryetar i degës së BDI-së, Besnik Emshiu, shefi i shtabit zgjedhor, Ilir Elezi dhe shumë bashkëpartiakë dhe banorë të fshatrave.
Një fitore e madhe e Frontit Europian nënkupton siguri dhe integrim në Bashkimin Europian. E kaluara e errët nuk duhet të na përsëritet asnjëherë.

Banner

Related posts

Stirk: Në dy vendvotime që kam vizituar, gjithçka shkonte mirë

Gjyla Halili

Bekteshi: Presim solidaritet nga të gjithë biznesmenët që kriza të mos jetë në kurrizin e qytetarëvе

admin

Gjatë qëndrimit në SHBA, Oda Kërçovare ndau disa mirënjohje të veçanta.

Gjyla Halili