AKTUALE

Shpallet tenderi prej 152 mijë eurosh për SHF “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Zatrijebac/ Gjeloshaj: Punë dhe investime që po e ndryshojnë Malësinë çdo ditë

Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, ka bërë të ditur se është shpallur tenderi për përshtatjen (rikonstruksionin) e sistemit të ngrohjes në Shkolla Fillore Publike ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’.

Sipas njoftimit, vlera e parashikuar e punimeve është rreth 152 mijë euro, ndërsa fondet janë siguruar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit nga buxheti aktual.

Gjeloshaj theksoi se përmirësimi i kushteve në institucionet arsimore mbetet një prioritet i rëndësishëm, ndërsa investime të tilla kontribuojnë në krijimin e mundësive të barabarta për arsimimin e të gjithë fëmijëve.

Ai shtoi se vëmendje e veçantë po i kushtohet zhvillimit të infrastrukturës arsimore në zonat rurale, me qëllim përmirësimin e cilësisë së mësimit dhe kushteve të punës për nxënësit dhe stafin arsimor.

Rikonstruksioni i sistemit të ngrohjes në shkollën e Zatrijebacit pritet të sjellë kushte më të mira për zhvillimin e procesit mësimor dhe funksionimin e institucionit gjatë sezonit të dimrit.

Banner

Related posts

Luan Veliu: Prilli i Demonstratave të vitit 1981! 44 vite, Përkujtim, Qëndresë-Ndërgjenerata, të pa luhatur…

Gjyla Halili

Drejtori Halili mori pjesë në hapjen ceremoniale të Dialogut Programor Rajonal të Fondit të Gjelbër Klimatik (FGJK) për Europën Lindore dhe rajonin e Azisë Qendrore

Gjyla Halili

Ndërprerja e punimeve për kanalizimin Zajaz-Drugovë, Dehari: Kam folur me Izet Mexhitin, Ministria e Mjedisit do ta marrë përsipër pjesën e dytë

Gjyla Halili