AKTUALE

Ali Ahmeti takoi Sami Hotin, vëllain e dëshmorit Hilmi Hoti

Kryetari i Ali Ahmeti, sot zhvilloi një takim me Sami Hotin, vëllain e dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Hilmi Hoti.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e ruajtjes së vlerave kombëtare, sakrificën e brezave që kontribuuan për lirinë dhe dinjitetin e popullit shqiptar, si dhe për sfidat dhe perspektivat e së ardhmes.

Kryetari Ahmeti vlerësoi lart kontributin e familjeve atdhetare, të cilat në periudha të ndryshme historike kanë qëndruar në mbrojtje të kauzës kombëtare, duke theksuar se kujtesa për dëshmorët dhe sakrifica e tyre mbeten frymëzim i përhershëm për brezat e rinj.

Nga ana e tij, Sami Hoti ndau reflektime mbi trashëgiminë e familjes së tij, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së idealeve për të cilat u sakrifikuan shumë veprimtarë dhe dëshmorë të kombit.

Bashkëbisedimi u përqendrua edhe në nevojën që idealet e lirisë, barazisë dhe dinjitetit të shndërrohen në progres, zhvillim dhe perspektivë për gjeneratat e ardhshme, në shërbim të interesit kombëtar dhe të ardhmes së shqiptarëve.

Banner

Related posts

VATRA URON BESIMTARËT MUSLIMANË PËR MUAJIN E BEKUAR TË RAMAZANIT

Gjyla Halili

Osmani për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale: Qytetarët janë të lirë, vendosin ata

Gjyla Halili

Kovaçevski shpreh ngushëllime për vdekjen e Darko Dimovskit, kryetar i LSM-së

admin