AKTUALE

Komuna e Gostivarit nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Shoqatën për Zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit “Go Green Shkup”

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot në hapësirat e komunës nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Shoqatën për Zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit “Go Green Shkup”.

Memorandumi mes Komunës së Gostivarit dhe shoqatës përfshin bashkëpunim në fushën e rinisë dhe mjedisit duke përfshirë:
-Mbështetje në zbatimin e aktiviteteve nga projekti “Të rinjtë për aksion klimatik dhe transport të qëndrueshëm”, mbështetur financiarisht nga Agjencia për zhvillim “SIDA” nga Suedia;
-Mbështetje në mbledhjen e propozimeve për komuna të gjelbra dhe transport të qëndrueshëm;
-Mbështetja e Go Green në zbatimin e projekteve rinore;
-Komunikim dhe transparencë ndaj të rinjve.

Komuna e Gostivarit vazhdon të mbetet e hapur për gjitha organiztat joqeveritare që japin kontribut në sfera të ndryshme, ndërsa “Go Green Shkup”, mes tjerash do të ndihmojë në përfshirjen e rinisë në politikën rinore të gjelbër në komunë.

Banner

Related posts

Lladrovci falënderon qytetarët pas varrimit të familjarit

admin

Moti me vranësira dhe reshje shiu

Gjyla Halili

Arbana Pasholli në Washington merr pjesë në Samitin për Rindërtimin e Ukrainës

Gjyla Halili

Leave a Comment