AKTUALE

BDI-ja përshëndet unifikimin e forcave politike shqiptare në Mal të Zi, Arifi përfaqësoi Ali Ahmetin në Tuz

Erkan Arifi, si përfaqësues i deleguar nga Ali Ahmeti, përcolli urimet për bashkimin e forcave politike shqiptare dhe zgjedhjen e Nik Gjeloshajt kryetar të Forumit Shqiptar.

Erkan Arifi, Nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Kryetar i Komunës së Likovës, mori pjesë në Kuvendin e Unifikimit të Forumit Shqiptar, të mbajtur në Tuz të Malit të Zi, si përfaqësues i deleguar nga Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti.

Në këtë kuvend, forcat kryesore politike shqiptare në Mal të Zi u bashkuan në një subjekt të vetëm politik, duke shënuar një moment të rëndësishëm për unifikimin dhe konsolidimin e përfaqësimit politik të shqiptarëve.

Gjatë këtij takimi, Arifi përcolli urimet dhe përgëzimet e Kryetarit Ali Ahmeti për këtë bashkim politik, si dhe për zgjedhjen e z. Nik Gjeloshaj në krye të Forumit Shqiptar.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se unifikimi i forcave politike shqiptare përbën një hap drejt forcimit të përfaqësimit politik, mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve, ruajtjes së identitetit kombëtar dhe thellimit të bashkëpunimit ndërshqiptar.

BDI përgëzon të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces dhe i uron sukses Forumit Shqiptar në përfaqësimin dhe avancimin e interesave të shqiptarëve në Mal të Zi.

Ja postimi plotë:

Erkan Arifi, Nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Kryetar i Komunës së Likovës, si përfaqësues i deleguar nga Kryetari z. Ali Ahmeti, mori pjesë në Kuvendin e Unifikimit të Forumit Shqiptar, të mbajtur në Tuz, ku forcat kryesore politike shqiptare në Mal të Zi u bashkuan në një subjekt të vetëm politik.

Me këtë rast, Nënkryetari Arifi përcolli urimet dhe përgëzimet e Kryetarit Ahmeti për këtë akt të rëndësishëm të bashkimit politik dhe kombëtar, si dhe për zgjedhjen e z. Nik Gjeloshaj në krye të Forumit Shqiptar.

Ky unifikim shënon një kapitull të ri në përfaqësimin politik të shqiptarëve në Mal të Zi, duke forcuar unitetin, mbrojtjen e të drejtave, ruajtjen e identitetit kombëtar dhe bashkëpunimin ndërshqiptar.

Banner

Related posts

Dita e Ushtrisë në Shkup, Mickoski përdor emrin “Maqedonia” – rikthehen tensionet me Greqinë

Gjyla Halili

Një burrë nga Haraçina u ndalua pasi fluturoi me një dron pranë një kazerme

Gjyla Halili

Kuvendi duhet të mbajë seancën e 47-të dhe vazhdimin e seancës së 34-të

Gjyla Halili