AKTUALE

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për ish-ministrin Bekteshin dhe tre ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Ekonomisë

Prokuroria Publike ka kërkuar 30 ditë paraburgim për ish-ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, si dhe për tre zyrtarë të tjerë të lartë të Ministrisë së Ekonomisë, mësojmë nga burime në hetim.

Ndër ata për të cilët është kërkuar paraburgimi është edhe ish-sekretarja e shtetit Razmena Cekic, si dhe menaxheri Bekim Haxhiu. Ata janë tre personat e parë për të cilët po hapet një hetim dhe po kërkohet paraburgimi në kuadër të një hetimi më të gjerë që përfshin më shumë se 20 të dyshuar.

Më parë një masë e tillë ishte kërkuar vetëm për shtatë policë të dyshuar për të njëjtin rast.

Po ashtu, sonte në gjykatë janë sjellë edhe tre ish-kryetarë të Komunës së Koçanit, të cilët po ashtu janë nën hetime. Prokuroria bën të ditur se hetimet po zgjerohen dhe se detaje të reja për përfshirjen e të dyshuarve të mbetur do të dalin në ditët në vijim./TS

Banner

Related posts

Faton Ahmeti: Tani më të gjithë e kanë kuptuar se ndryshimi po ndodhë dhe ska kush që e ndalë

Gjyla Halili

Propozimet e tregtarëve në mbledhje të Qeverisë, do të shqyrtohen edhe masa shtesë

Gjyla Halili

Thirrja e BDI-së për bashkim, PDE autorizon Arianit Hoxhën për të vijuar bisedimet me kryetarin e BDI-së

Gjyla Halili