AKTUALE

SHKËMBEN PËRVOJA SHKENCORE ME UNIVERSITETET AMERIKANE



Shkup, 08. 03. 2024 – Anne Donohue, profesoreshë e asocuar dhe Christina L. Wassenaar, profesoreshë e menaxhmentetit në College of Business në Alabamën Jugore, ishin sot, në kuadër të Programit Fullbricht, per vizitë në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore te Shqiptarëve, me çrast nga Drejtori, Prof.dr. Skender ASANI, u informuan mbi rrjedhën e punëve dhe planet në te ardhmen në këtë Institut.
Ky ishte edhe një rast për shkëmbim përvojash shkencore e akademike, duke vënë në spikamë edhe mundësinë për një bashkëpunim në të ardhmen. Drejtori Asani i njoftoi koleget nga Amerika me disa specifikat që përshkojnë punën shkencore e hulumtuese të ITSHKSH – së, sidomos përkushtimin ndaj vlerave universale të sublimuara në disa prej departamenteve, siç është Departamenti për kujtimin dhe studimin e figurës së Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Tereze si dhe Departamenti për edukimin dhe studimin e Holokaustit.
Akademiket nga Amerika, Wassenaar dhe Donohue nga ana e tyre solleën me shembuj konkret përvojat mbi të cilat janë ngritur programet studimore të universiteteve ku ato ligjërojnë, kurse drejtori Asani iu dhuroi disa tituj librash të botuar nga ITSHKSH, në shenjë faleminderimi për vizitën e tyre.

Banner

Related posts

Mexhiti deri tek Dauti: Demonstruam kapacitetet demokratik dhe politik për të zgjidhur dhe avancuar çështjet

Gjyla Halili

BDI do të ketë bartës të listave në Dibër, Saraj dhe Vrapçisht – konfirmohen emrat

Gjyla Halili

Trump: Richard Grenellin ambasador i mundshëm i SHBA-së në OKB

Gjyla Halili