AKTUALE

Mamuti: “Fronti Evropian” nuk është bashkim i fuqive për votë, por është mission, vlerë dhe shpresë për fëmijët tanë

Sekretari gjeneral i Partisë Demokratike Evropiane, Altrim Mamuti nëpërmes një statusi në rrjetet sociale ka thënë se “Fronti Europian” nuk është thjeshtë bashkim i fuqive për votë.

Sipas tij, “Fronti Evropian”, është vizion, mision, mentalitet, vlerë, kurajo, guxim, shpresë për fëmijët tanë, heqje kufish e barierash, integrim dhe barazim në familjen e madhe Europiane!

Shton se “Fronti” përveҫ që u thotë “PO”, vlerave evropiane u thotë “PO” vlerave tona shqiptare në Ballkan si një dorë e kahmotshme e shtërnguar drejt perendimit dhe u thotë, “JO”, forcave regressive.

Statusi i plotë:

Fronti Europian nuk është thjeshtë bashkim i fuqive për votë por është vizion, mision, mentalitet, vlerë, kurajo, guxim, shpresë për fëmijët tanë, heqje kufish e barierash, integrim dhe barazim në familjen e madhe Europiane!

Është front që i thot PO Europës e vlerave progresive  të sajë, ti themi PO vlerave tona shqiptare në Ballkan si një dorë e kahmotshme e shtërnguar drejt perendimit, dhe njëkohësishtë është një fuqi e bashkuar për ti thënë JO forcave regresive!

Banner

Related posts

Foshnja “mrekulli”, shpëtohet pas 68 orësh nën rrënoja Hellen 6-muajshe

admin

Teleferiku (me 6-ulëse) në ‘Kodrën e Diellit’ në dispozicion për shëtitje panoramike

Gjyla Halili

Merko kërkon përgjigje nga BDI: Kush vendos, kush mbrohet dhe kush jo?

Gjyla Halili