AKTUALEKOSOVË

PDK i quan fushatë përndjekjeje aksionet e Speciales, kërkon që të ndalen

Koordinatori për Drejtësi në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka shprehur shqetësimin e këtij subjekti politik lidhur me aksionet e fundit të Dhomave të Specializuara.

Ai i ka quajtur ndalimet e fundit si fushatë e përndjekjes nga Gjykata Speciale dhe ka kërkuar që ato të ndalen, njofton KlanKosova.tv

“shqetësuese bastisjet dhe ndalimet e ish-zyrtarëve shtetërorë dhe të partisë, Sami Lushtaku Sylejman Selimi e Hajredin Kuçi. Kjo fushatë e përndjekjes shpërfaq dështimin e DhSK-së për të argumentuar me pretendimet e tyre në akuza, gjatë seancave gjyqësore”, është shprehur Gruda.

“PDK kërkon që të ndalet kjo fushatë e përndjekjes dhe t’i kthehen punës së tyre brenda mandatit të cilin ua ka dhënë Kuvendi i Republikës së Kosovës”.

Banner

Related posts

Nuk është shqiptar, por hyri me flamurin kuqezi për nder dhe respekt ndaj trajnerit të tij Rinor Ramizi, Mirhad Babic shpallet kampion bote me nokaut

Gjyla Halili

Grubi në Debat Plus në Klan M: Ali Ahmeti, BDI-ja dhe Fronti Europian dolën të pamposhtur në këto zgjedhje!

Gjyla Halili

Sela u bën thirrje qytetarëve: Dilni shprehni vullnetin tuaj, vendosni vetë për fatin tuaj

Gjyla Halili