AKTUALE

Shënimi i ditës së themelimit të Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut

Në Shkup sot do të mbahet ngjarje organizuar nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilën do të shënohen 79 vite nga themelimi i Organizatës dhe 29 vite nga anëtarësimi i plotë në Federatës ndërkombëtare të shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Siç është paralajmëruar, në ngjarje, mes tjerash, do të marrë pjesë dhe do të flasë ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, si dhe përfaqësuesi i UNDP-së, Armen Grigorian.

Gjithashtu, është paraparë nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim mes Kryqit të Kuq dhe UNDP-së, por edhe ndarja e mirënjohjeve për Organizatat komunale të cilat e përmbushën planin për dhurim të gjakut në vitin 2023. 

Banner

Related posts

Sot pritet të nisë numërimi i votave nga diaspora

Gjyla Halili

BDI i reagon Izet Mexhitit: Po vjen era kundërmuese e Jugosllavisë!

Gjyla Halili

Dimitrieska-Koçoska: Maqedonia mund ta shfrytëzojë situatën për forcimin e marrëdhënieve me SHBA-në

Gjyla Halili