AKTUALE

Ali Ahmeti: Sakrifica e familjes Zymberi i tregoi mbarë botës, se liria dhe nderi mbrohet që nga plaku e deri tek fëmija në djep

Kreu.i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka rikujtuar 10 anëtarët e familjes Zymberi nga Sllupçani në 23 vjetorin e rënjës së tyre.

Sipas Ahmetit sakrifica e familjes Zymberi i tregoi shqiptarëve por edhe mbarë botës, se liria dhe nderi mbrohet që nga plaku e deri tek fëmija në djep.

“23 vjetorin e rënies së tyre e përkujtojmë si humbjen dhe dhimbjen më të madhe që lëvizi historinë e vendit tonë. Selvija, Mersimi, Neali, Hisnija, Jenuzi, Valbona, Syzana, Nerimani, Fitimi e Fitorja janë dritë e pashuar e vlerave më të larta të humanizmit. Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për komb dhe atdhe!”, ka shkruar Ahmeti.

Banner

Related posts

Të gjitha vendimet e sotme të Qeverisë së Kosovës

admin

Rënie e transportit rrugor të mallrave në tremujorin e parë të vitit 2026

Gjyla Halili

243 gjoba në Shkup, 145 për tejkalim të shpejtësisë

Gjyla Halili