AKTUALE

SHBA-JA SHPALL NON GRATA KRYETARIN E KOMUNËS SË STRUGËS, RAMIZ MERKO

Departament Amerikan i Shtetit ka shpallur non grata Ramiz Merkon, kryetar i Komunës së Strugës.

Washingtoni nuk do të lejojë hyrjen e tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak “të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm”.

Në njoftimin e DASH thuhet se kryetar i komunës së Strugës, ka shpërdoruar fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut.

Veprimi i sotëm thuhet më tej në njoftim “dërgon mesazhin se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Maqedonisë së Veriut për të nxitur stabilitetin përmes forcimit të institucioneve demokratike dhe trajtimit të mangësive që lidhen me sundimin e ligjit”.

“Ky përcaktim ripohon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe pakëson aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të njerëzve të tyre”, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit.

Banner

Related posts

Osmani vizitë dyditore në Shqipëri, do të takohet me Begajn dhe Ramën

admin

Të hënën fillon Muaji i Shenjtë i Ramazanit

Gjyla Halili

Sefer Selimi: Njeriu i Putinit, Milorad Dodik, këmbëkryq në mes të Shkupit me flamur të Republika Srbska

Gjyla Halili

Leave a Comment