Lajme

Shasivari: Izet Mexhiti kërkoi Ligj për përfaqësim të drejtë dhe jo rregullore apo rezolutë

Profesori universitar Jeton Shasivari ka deklaruar se iniciativa për hartimin e Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ka nisur pas një marrëveshjeje politike të qartë për miratimin e tij.

Në emisionin “Debat” në TV Shenja, Shasivari tha se zëvendëskryeministri i parë asaj kohe, Izet Mexhiti, kishte shprehur hapur qëndrimin se duhet të miratohet ligj i veçantë dhe jo zgjidhje të përkohshme përmes akteve të tjera.

“Në një moment të caktuar erdhi z.Izet Mexhiti edhe e din kolegu z.Maksuti, pra ai e tha troç ne kemi marrëveshje që të miratojmë ligj edhe ajo ka qenë një shtysë për grupin profesional që të fillojë me punë edhe të nxjerr zgjidhje. Kështu ka qenë realiteti. Pra nuk dojmë as rregullore as rezolutë as akte nënligjore, por ligj të dedikuar për përfaqësimin adekuat dhe të drejtë. E di mirë kolegu Maksuti, dhe nga këtu është filluar të punohet”, deklaroi Shasivari.

Banner

Related posts

Takime me anëtarësinë në Vardar dhe Cigllana: Andonovski vazhdon komunikimin në terren

Admin2

Për herë të 11-të para Kryeministrisë, protestuesit: Rama ik, Berisha ik

Admin2

Përfundon tubimi para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Admin2

Leave a Comment