Lajme

Ali Ahmeti pret sportistin e ri nga Tetova, Muhammed Dauti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot priti në takim sportistin e ri 12-vjeçar nga Tetova, Muhammed Dauti, i cili ka arritur një sukses të veçantë në paraqitjen e tij të parë në disiplinat Kickboxing & MMA.

Muhammed Dauti u shpall fitues në Garat Ballkanike të Sporteve Marciale, të zhvilluara në Tetovë, duke dëshmuar talentin, disiplinën dhe përkushtimin e tij në këtë fushë sportive.

Gjatë takimit, z. Ali Ahmeti e përgëzoi sportistin e ri për këtë rezultat të rëndësishëm dhe vlerësoi angazhimin e tij, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së të rinjve që me punë, vullnet dhe përkushtim arrijnë suksese dhe bëhen shembull për gjeneratat e reja.

Me këtë rast, Muhammed Dauti shprehu mirënjohjen e tij për pritjen dhe përkrahjen, duke i dedikuar z. Ali Ahmeti medaljen dhe diplomën e tij të parë si shenjë respekti dhe falënderimi për mbështetjen gjatë rrugëtimit të tij.

Ky takim ishte një moment motivimi për sportistin e ri, i cili synon të vazhdojë me përkushtim rrugën e tij sportive dhe të sjellë shumë suksese të tjera për Tetovën dhe vendin tonë.

Urime Muhammed Dautit për këtë arritje dhe suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive!

Ja postimi plotë:

Sot pata kënaqësinë të mirëpres sportistin e ri 12-vjeçar nga Tetova, Muhammed Dauti, i cili ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në paraqitjen e tij të parë në disiplinat Kickboxing & MMA, duke u shpallur fitues në Garat Ballkanike të Sporteve Marciale, të organizuara në Tetovë.

Ky sukses është dëshmi e talentit, përkushtimit dhe punës së palodhur të Muhammedit, si dhe një motivim për të gjithë të rinjtë që merren me sport.

I urova Muhammedit suksese të vazhdueshme në rrugëtimin e tij sportiv, me bindjen se ky është vetëm fillimi i një karriere të ndritur dhe i shumë arritjeve të tjera që do ta bëjnë krenare Tetovën dhe vendin tonë.

Urime për këtë sukses të merituar!

Banner

Related posts

Autoritetet australiane nisin hetimet, shfaqen sfera të mëdha misterioze në plazh

Admin2

Rragon Adnan Azizi: Nuk na ka trembur asnjë pushtet, Shqipëria është e shqiptarëve

Admin2

Raportohet se Thaçi ka ofruar 50 mijë € dorëzani

Admin2