Lajme

Shabani: Balancuesi në kohën e BDI-së është keqpërdorë

Zëvendësministri i Mbrojtjes dhe përfaqësuesi i VLEN-it, Admir Shabani në emisionin “Click plus” në TV21 ka thënë se Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është në suaza të normave evropiane dhe e mira e gjithë kësaj siç tha ai është se “garanton profesionalizmin e kandidatëve dhe punësimin në bazë të meritokracisë”.

Sipas Shabanit, balancuesi nuk është i shfrytëzueshëm dhe nuk mund të jetë kriter bazë për punësimin e kandidatëve në administratë publike dhe më tej.

“Balancuesi është mjet i konsumuar dhe do duhej mjet tjetër që në parim do të fokusohet në çështjen e profesionalizmit dhe kompetencave të kandidatëve për punësim, ndërsa çështja e etnisë do të jetë çështje dytësore. Propozimi i tashëm i ligjit është në suaza të normave evropiane dhe e mira e kësaj është se garanton profesionalizmin, ndërsa punësimin në bazë të meritokracisë”, ka thënë Shabani, duke potencuar si rregull këtu veçmas Trupin koordinues.

Ai tha se me këtë Ligj po rregullojnë të gjitha defektet që kanë trashëguar, ndërsa akuzoi kundërshtarin e tij politik, Jeton Shaqiri se pikërisht në kohën e tij balancuesi është keqpërdorë.

“Balancuesi kur Jetoni (Shaqiri) ka qenë ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe ministër i Arsimit është keqpërdorë në mënyrë të hatashme”, ka thënë Shabani.

Banner

Related posts

Shën Naumi, pse dhe si i’u dha Jugosllavisë?

Admin2

Mariçiq nga Kishinevi: KSHZ-ja me Memorandum forcon bashkëpunimin me rajonin për zgjedhje sipas standardeve evropiane

Admin2

Nënkryetari i Tetovës, Albi Qamili: Gjykata Kushtetuese po shfuqizon një vendim që BDI asnjëherë nuk e fuqizoi

Admin2