AKTUALE

Senad Lulanaj rizgjidhet kryetar i Shoqatës Malësia e Madhe–NY

New York – Shoqata Malësia e Madhe-NY ka zhvilluar të shtunën, më 21 shkurt, zgjedhjet e rregullta për kryetar të Shoqatës, në prani të anëtarëve të saj.

Me shumicë votash, Senad Lulanaj është rikonfirmuar në krye të Shoqatës edhe për një mandat tjetër dyvjeçar, duke marrë besimin për të vazhduar drejtimin dhe angazhimin në shërbim të komunitetit të Malësisë së Madhe në New York.

Pas procesit zgjedhor, u zgjodh edhe kryesia e re e Shoqatës, e cila do të udhëheqë aktivitetet në periudhën e ardhshme.

Në përbërje të kryesisë janë:

Nënkryetarë: Gjekë Junçaj dhe Agron Lulgjuraj
Sekretarë: Driton Sinishtaj dhe Kiko Çelaj
Arkatarë: Nikollë Bojaj dhe Ilir Çunmulaj

Nga Shoqata u shpreh mirënjohje për të gjithë anëtarët për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në procesin zgjedhor, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit për realizimin e projekteve në dobi të komunitetit.

Ja postimi plotë:

Njoftim Zyrtar

Këshilli Drejtues i Shoqatës Malësia e Madhe-NY ka mbajtur të shtunën, më datë 21 shkurt, zgjedhjet e rregullta për Kryetar të Shoqatës.

Me shumicë votash, z. Senad Lulanaj është rikonfirmuar në krye të Shoqatës edhe për një mandat tjetër dyvjeçar.

Kryesia e re e Shoqatës përbëhet si më poshtë:

Kryetar:
▪️ Z. Senad Lulanaj

Nënkryetarë:
▪️ Z. Gjekë Junçaj
▪️ Z. Agron Lulgjuraj

Sekretar:
▪️ Z. Driton Sinishtaj
▪️ Z. Kiko Çelaj

Arkatarë:
▪️ Z. Nikollë Bojaj
▪️ Z. Ilir Çunmulaj

Falënderojmë të gjithë anëtarët për pjesëmarrjen dhe angazhimin e treguar.

Shoqata Malësia e Madhe-NY

Banner

Related posts

Ali Ahmeti nga Tetova: Më 19 tetor të mobilizohemi si një trup i vetëm, të votojmë për krenarinë kombëtare, integrimin dhe zhvillimin ekonomik

Gjyla Halili

Kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, Nazmi Jakurti pas AlbGala 2025: “Sa krenari të shohësh kaq shumë shqiptarë që arrijnë majat dhe e ngrejnë lart emrin tonë në botë”

Gjyla Halili

Taravari: Jam optimist se do gjejmë gjuhë të përbashkët me partitë e VLEN-it për zgjedhjet lokale

Gjyla Halili