AKTUALE

Taravari: Jam optimist se do gjejmë gjuhë të përbashkët me partitë e VLEN-it për zgjedhjet lokale

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka deklaruar se janë në komunikim të vazhdueshëm me partitë e tjera të koalicionit VLEN për mënyrën se si do garojnë në zgjedhjet lokale. Ai tha se ata si ASH kanë insistuar që të dalin me lista të veçanta për këshilltarë, ndërsa shtoi se është optimist se do të gjejnë gjuhë të përbashkët.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm, duke komunikuar dhe duke u përgatitur për zgjedhje lokale, kështu që mendoj se së shpejti do të dalim edhe do t’i tregojmë qëndrimet tona…Unë e kam thënë shpesh sa më shumë dhe kam insistuar në negociata që të dalim me listë të veçantë si Aleancë për Shqiptarët, por edhe partitë e tjera sepse motivojmë shumë më shumë njerëz të jenë të angazhuar në zgjedhjet lokale, por shofim e bëjmë, jemi në komunikim të vazhdueshëm, kemi raporte korrekte, kështu që jam optimist se do të gjejmë gjuhë të përbashkët”, ka deklaruar Taravari./SHENJA/

Banner

Related posts

Temperatura rekorde të larta, parashikohen +29°C – më të lartat në mars në histori

Gjyla Halili

Dimitrovska: Vetëm 25 përqind e institucioneve kanë dorëzuar të dhënat për veturat zyrtare

Gjyla Halili

Zgjedhjet lokale do t’i përcjellin 1.451 vëzhgues vendas dhe të huaj

Gjyla Halili