AKTUALE

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga tha se rezultati i zgjedhjeve të 8 majit do të jetë fillimi i vërtetë i përplasjeve të maqedonasve dhe shqiptarëve në Maqedoni.


“Mendoj që Aleanca mori një mësim nga zgjedhjet lokale në qytetin e Shkupit dhe fatkeqësisht nuk vlejti edhe për ish kryetarin tonë të partisë, sepse Aleanca duke u futur në qeverisjen e VMRO-DPMNE-së në Shkup në atë kohë dështoi, dhe këtë e kam thënë edhe pa ndodhur ndarja jonë në parti, e kam potencuar se ASH dështoi sepse nga dy drejtori mori një dhe në fakt edhe ai një i shkarkuar dhe u vendos një deputetet serbe si drejtoresh”, u shpreh Lloga në emisionin  “Intervistë në SHENJA”.

Lloga tha se ASH e mori mësimin se nuk duhet të bashkëpunohet me VMRO-DPMNE-në dhe për këtë shans i dhamë mundësi që të ndodhin ndryshimet kushtetuese dhe të thyhet edhe një herë VMRO-DPMNE.

Banner

Related posts

Samiti i IV i Diasporës/Mesazhi i eurodeputetit Dibrani:Kurrë s’i harroj rrënjët

Gjyla Halili

Ende nuk ka para për subvencionimin e pagave për këtë vit

Gjyla Halili

Banka Botërore do të prezantojë raport për Ballkanin Perëndimor “Ringjallja e rritjes”

Gjyla Halili