AKTUALE

Vendimi edhe për një pagë për të punësuarit që kanë punuar në procesin e zëvendësimit të dokumenteve personale kaloi në seancë qeveritare


Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, në konferencë për shtyp në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi për vendimin e sotëm në mbledhje të Qeverisë me të cilën obligohet MPB-ja nga nesër të fillojë me dhënien e patentë shoferëve dhe lejeve të qarkullimit me emrin e ri të shtetit, në llogari të MPB-së.

Bojmacaliev me këtë rast shprehu falenderim te të gjithë të punësuarit në MPB të cilët në periudhën e kaluar janë të angazhuar në shërbimet administrative që punojnë në ndërrmin e dokumenteve personale të qytetarëve.

“Me këtë rast dëshiroj të falenderoj të gjithë kolegët të cilët punuan në shërbimet administrative në periudhën e kaluar të cilët punojnë në turne, në fundjavë dhe në festa, të cilët dhanë kontributin e tyre për ndërrimin e dokumenteve të udhëtimit, të dokumenteve personale dhe të gjitha dokumenteve tjera të cilat qytetarët duhej ti ndërronin nga Republika e Maqedonisë me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut. Poashtu, i informoj se nesër në llogari të tyre do të marrin nga një pagë në shumë nga paga e fundit të cilën e kanë pasur në MPB, akt i cili poashtu është nënshkruar nga ana e ime dhe e ministrit”, tha Bojmacaliev.

Banner

Related posts

Ndahet nga jeta Kaqusha Kashari, Ahmeti: Ajo nuk u dorëzua asnjëherë, mbeti e përkushtuar ndaj idealit të lirisë dhe barazisë.

Gjyla Halili

Krasniqi: Kurti do duhej t’i mbyllte derën Arben Fetait, njeriut që përçau edhe Selën, edhe Taravarin

Gjyla Halili

Janë akredituar 1078 vëzhgues vendorë dhe 770 të huaj për zgjedhjet e 8 majit

Gjyla Halili