AKTUALE

Sami Lushtaku në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut: Gjuha shqipe nuk preket

Kryetari i Komunës së Skenderaj, Sami Lushtaku, ka shprehur mbështetjen e tij për studentët shqiptarë në Maqedonia e Veriut, të cilët po protestojnë për mbrojtjen e gjuhës shqipe dhe zbatimin e saj si gjuhë zyrtare.

Lushtaku theksoi se gjuha shqipe është një e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe ligj, duke shtuar se çdo përpjekje për ta cenuar apo anashkaluar atë është e papranueshme.

Ai vlerësoi zërin dhe qëndresën e studentëve shqiptarë, duke theksuar se ata përfaqësojnë dinjitetin, barazinë dhe mbrojtjen e të drejtave kombëtare.

“Sot më shumë se kurrë, të gjithë jemi në mbështetje të studentëve shqiptarë,” u shpreh Lushtaku në reagimin e tij publik.

Ja postimi plotë:

Sot, zëri i studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është zë i dinjitetit, i barazisë dhe i mbrojtjes së të drejtave që burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet e Maqedonisë së Veriut.

I mbështes plotësisht protestat dhe kërkesat e tyre të drejta për të mos u prekur gjuha shqipe dhe për të garantuar zbatimin e saj si gjuhë zyrtare, ashtu siç është e përcaktuar me Kushtetutë dhe me ligjet në fuqi.

Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, një e drejtë e fituar dhe e garantuar. Çdo tentativë për ta ndryshuar apo anashkaluar atë është e papranueshme.

Studentët tanë nuk janë vetëm. Pas tyre qëndron gjithë populli shqiptar, çdo qytetar që beson në të drejtën dhe barazinë e shqiptarëve.

Sot më shumë se kurrë, të gjithë jemi me studentët!
SL

Banner

Related posts

FOTOEKSPOZITË NË NEW YORK NË PËRKUJTIM TË SHQIPTARËVE TË MASAKRUAR NË KOSOVË NGA REGJIMI GJENOCIDAL I SERBISË

Gjyla Halili

Parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili

Myftiu priti profesorin e Universitetit të Tetovës, Dr. Sc. Muazam Halili

Gjyla Halili