AKTUALE

Bajram Rexhepi pas Kongresit: BDI mbetet struktura më e organizuar politike në vend

Pas mbajtjes së Kongresit të Pestë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), i cili u zhvillua sot në Shkup, ish nënkryetari i BDI-së, Bajram Rexhepi, përmes një postimi ka uruar Ali Ahmetin për rizgjedhjen në krye të partisë, njofton TS.

Rexhepi bëri të ditur se kongresi rizgjodhi Ali Ahmetin në krye të partisë edhe për një mandat të ri, si dhe zgjodhi një pjesë të organeve të reja partiake.

Ai theksoi se BDI vazhdon të mbetet struktura më e organizuar politike në vend, duke nënvizuar se si një familje e madhe politike, partia ka hapësirë për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në misionin e nisur 23 vite më parë.

“Në këtë rrugëtim të përbashkët, bashkimi dhe forca kolektive mbeten vlerat tona kryesore,” ka theksuar Rexhepi, duke përfunduar mesazhin e tij me thirrjen për unitet: “Bashkë jemi më të fortë.”

Bajram Rexhepi ishte deri sot nënkryetar i BDI-së, por sot pas Kongresit ai është zgjedhur anëtarë i Kryesisë Qendrore.

Banner

Related posts

Bekim Hamëz Jashari uron Talat Xhaferin: Me zgjedhjen e Xhaferit kryeministër, po fillon një realitet i ri i fuqizimit të shqiptarëve autokton

Gjyla Halili

Taravari pushtetit: Po kërkoni ta nënshtroni popullin, por ai do të bëhet më i fortë! Kryetar në Gostivar dhe Vrapçisht do të jenë Limani e Shabani

Gjyla Halili

Parashikimi i motit sot

Gjyla Halili