Lajme

Rusia godet Kievin me raketa, të paktën gjashtë të plagosur

Një sulm me raketa ruse goditi Kievin në orët e para të mëngjesit, duke lënë të paktën gjashtë persona të plagosur, sipas autoriteteve lokale ukrainase.

Shpërthimet u dëgjuan në disa zona të kryeqytetit, ndërsa sirenat e alarmit për sulme ajrore u aktivizuan vetëm pak minuta pas goditjes së parë, raportuan gazetarët e AFP-së nga terreni.

Kreu i administratës ushtarake të Kievit, Timur Tkachenko, njoftoi përmes Telegramit se forcat ruse po kryenin sulme me raketa ndaj kryeqytetit dhe u bëri thirrje banorëve të strehohen menjëherë në vende të sigurta.

Autoritetet ukrainase po vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga sulmi, ndërsa ekipet e emergjencës janë angazhuar në zonat e prekura. Deri më tani nuk ka informacion për viktima, ndërsa situata në Kiev mbetet e tensionuar.

Banner

Related posts

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Parqe dhe Gjelbërim, Muamer Seferi: Po transformojmë shëtitoren e lumit Vardar

Admin2

Numërohen rreth 28% e votave në ambasada, këta janë kandidatët më të votuar

Admin2

Goditje ndaj industrisë së bixhozit: Kuvendi miraton masa më të rrepta për kazinotë

Admin2