AKTUALE

Rubin: CIA prej vitesh ishte në kontakt me Ramush Haradinajn, e mësova në vitin 1999

Banner

James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ishte ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, po dëshmon në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai përmendi se zyrtarë të zbulimit amerikan ishin në kontakt me UÇK-në, veçanërisht me ish-komandantin e UÇK-së për rajonin e Dukagjinit, Ramush Haradinajn.

Unë besoj se atyre u është thënë të mos angazhoheshin në veprimtari terroriste, të mos kryenin krime lufte, dhe sigurisht, të mos e promovonin fundamentalizmin islamik. Kjo ka qenë politika jonë kryesore asaj kohe”, tha Rubin.

Ish-zyrtari i lartë amerikan tha se kishte mësuar se CIA dhe Haradinaj ishin në kontakt prej vitesh.

Këtë e kam mësuar vetëm në ’99-tën, por në atë kohë mësova se kjo ka ndodhur edhe në ’98-ën. E di që Gelbard ishte takuar me UÇK-në dhe mësova në ’99-tën kur shkova vetë në Kosovë dhe takova shefin e CIA dhe gjithë punonjësit e CIA, atëherë mësova për marrëdhëniet e tyre me Haradinajn dhe e di që kishte vite që kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin”, tha Rubin./GE

Related posts

Covid-19: Tre vite nga rasti i parë – mbi 345 mijë infektime, 9.662 viktima

admin

Albian Sinishtaj, emërohet drejtor i SHPK “Komunale”-Tuz

Gjyla Halili

Mickoski në Kosovë: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, bashkëpunimi ekonomik këtë vit do të jetë mbi gjysmë miliardë euro

Gjyla Halili