AKTUALE

Mexhiti: Edhe pas 23 viteve të nënshkrimit të MO, decentralizimi edhe më tej vazhdon të mbetet sfidë!

Banner

Në panel diskutimin e mbajtur sot, në shënimin e ditës së nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, organizatori dhe nikoqiri Izet Mexhiti në cilësinë e zv Kryeministrit të parë mes tjerash tha: “Si një ish kryetar komune, dhe më besoni, kam qenë kryetar komune në kohërat më të vështira për një komunë të sapoformuar dhe për një kryetar të sapozgjedhur, e kuptoj dhe e njoh në thelb kompleksitetin e këtij procesi. Decentralizimi është një materie e gjallë, dinamike, që ndryshon siç ndryshojnë nevojat e qytetarëve, dhe për këtë arsye është detyrë e pushtetit qëndror që të angazhohet shumë më shumë në fuqizimin e autoriteteve lokale duke ju ofruar atyre më shumë resurse, më shumë pavarësi, më shumë mundësi për zhvillim dhe efikasitet, sepse komunat janë dera e parë ku qytetarët drejtohen kur kanë nevojë.

Unë nuk do ta zgjas shumë dhe nuk do të merrem me aspektet e veçanta – problemet specifike të decentralizimit. Por, parimisht, do të them se na nevojitet një rishikim i zgjidhjeve të vendosura disa vite më parë. Ka shumë sfera në të cilat ndarja e kompetencave në praktikë gjegjësisht në terren duket absurditet. Në ato aspekte nevojitet një ridefinim dhe riorganizim i mekanizmave dhe zgjidhjeve ekzistuese ligjore.”

Related posts

Azir Aliu do të marrë karrigen e Taravarit në kujdesin shëndetësor

Gjyla Halili

Në Shkup janë sanksionuar 150 shoferë, kryesisht për tejkalim të shpejtësisë

Gjyla Halili

Pendarovski nënshkroi Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuale, kufizohen mjetet që mund të shpenzohen gjatë fushatës

Gjyla Halili