AKTUALE

Rritet mosha e pensionit për gratë në Shqipëri

Me nisjen e vitit 2025 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë për burrat në Shqipëri. Kjo rritje është një vazhdimësi e skemës së pensioneve të miratuar në vitin 2015. Reforma cakton një rritje graduale të moshës së pensionit si për gratë edhe për burrat.

Kështu, gjatë këtij viti një grua duhet të jetë 61 vjeç e 10 muaj, në mënyrë që të përmbushë kriteret e daljes në pension.

Me ndryshimet që iu bënë ligjit “Për sigurimet shoqërore”, parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension me dy muaj në vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032. Më pas do të nisë rritja e moshës edhe për burrat, për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056, për të dyja gjinitë.

Ndërkohë ata ndikohen nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë. Nëse një burrë, në dhjetor të vitit 2014 duhej të kishte 35 vite vjetërsi, nga data janar 2025 duhet të ketë 38 vjet e 8 muaj.

Banner

Related posts

Këshilli i Qytetit të Shkupit do të mbajë seancë urgjente për shkak të kolapsit të transportit publik

Gjyla Halili

Vrasja e mbrëmshme shkakton reagimin e partive politike, kërkohet dhe dorëheqja e Spasovskit

admin

Raporti i IKS: Narrativa të dëmshme politike tek 10 parti politike dhe liderët e tyre, 11 media onlajn dhe 9 televizione

Gjyla Halili