AKTUALE

Sa janë rrogat mesatare në Zvicër dhe ku fitohet më së shumti

Rrogat në Zvicër do të rriten në vitin 2025 rreth 1,4 deri në 1,6 për qind, njoftojnë mediat në Zvicër. Ndërsa parashikohet që inflacioni të jetë vetëm rreth 0.6 për qind.

Sa i përket rrogave mesatare në Zvicër ato aktualisht janë 6,790 franga në muaj. Pra kjo është rroga mesatare, por rrogat dallojnë shumë, varësisht nga puna që bëhet. Më së shumti fitohet në sektorin bankar dhe financiar (me mesatarisht 10,491 franga) dhe industrinë farmaceutike (10,296 franga).

Ndërsa në arsim, administratën publike dhe në punët juridike pagat mesatare mujore janë mbi 8,000 franga. Më pas vijnë ndërtimi, transporti ajror dhe tregtia me shumicë, ku fitohet mes 6,000 deri në 7,000 franga në muaj. E më pak fitojnë punonjësit e shitjes me pakicë me 5,095 franga në muaj, dhe ata në gastronomi e hotelieri, të cilët fitojnë mes 4,572 deri në 5,095 në muaj.

Për ata që duan të dinë më shumë, apo edhe të kërkojnë punë në Zvicër, Federata Zvicerane e Sindikatave (SGB), e ka krijuar edhe një kalkulator ku mund të llogarisni se sa mund të jetë rroga juaj në sektorin ku punoni. Këtë kalkulator mund ta gjeni edhe në internet.

Banner

Related posts

Aki në Saraj afron programin me kërkesat e pensionistëve/ Bexheti: Pensionistët dhe invalidët do të kenë zë në Këshillin Komunal

Gjyla Halili

Qeveria dhe bankierët në takim do t’i precizojnë kushtet nën të cilat sektori i biznesit do të mund t’i shfrytëzojë paratë nga huaja hungareze

Gjyla Halili

Simulimi i mandateve: VMRO-DPMNE deri në 54, LSDM 28 deri 30 deputetë, BDI dhe VLEN nga 13 deputetë?

Gjyla Halili