AKTUALE

Kostadinov: Të ulen pagat e funksionarëve, parat e kursyera të investohen në masat kundër ndotjes së ajrit

Nëse të gjithë do të ishim dakord që brenda kornizës ligjore t’i zvogëlojmë pagat për 12.000 denarë dhe të mos i rritim fare, do të realizonim kursime prej 24.000.000 denarë ose rreth 400.000 euro në muaj, thotë kryetari i komunës së Strumicës.

“Këto mjete do të jenë mjaft të mjaftueshme për zbatimin e masave emergjente, subvencione për popullatën, veçanërisht për çmimin e gazit, kaldaja me gaz, vazhdimi i gazifikimit dytësor, e kam fjalën për Strumicën”, shkruan kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov në profilin e tij në Facebook.

Fjalimi i tij vjen pas marshimit të djeshëm protestues kundër ndotjes së madhe në Strumicë të organizuar nga ambientalistët dhe zënkave mes partive politike se kush është fajtori për ndotjen në Komunë.

Sipas kryetarit të Komunës së Strumicës, në kushte të çmimeve ekstreme ekziston mundësia reale për shpalljen e krizës ekonomike, masë kjo që do të ngrinte pagat e zyrtarëve.
“Mos më keqkuptoni, kërkoj edhe uljen e rrogës. Një masë e tillë do të mbulonte mbi 2000 zyrtarë”, shkruan Kostadinov.

Banner

Related posts

Shkup: Djali vret babanë me 30 goditje thike pasi ai sulmoi nënën, Prokuroria kërkon paraburgim

Gjyla Halili

Mexhiti: Rrini rahat, Serbia nuk ka qare pa i lëshuar autobusët, ndërsa shërbëtorët shqiptarë të Vuçiqit, do t’i humbin zgjedhjet

Gjyla Halili

Arsovski: Për BE dhe çfarëdo ndryshimesh, nevojiten partitë shqiptare për të siguruar Badenter!

admin