Lajme

Rragon Adnan Azizi: Nuk na ka trembur asnjë pushtet, Shqipëria është e shqiptarëve

Deputeti i VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar publikisht pas lajmit se ishte ndaluar nga autoritetet shqiptare në pikën kufitare të Qafë Thanës, raporton Zyrtare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Azizi falënderoi të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe mbështetjeje, duke theksuar se gjatë angazhimit të tij politik nuk është zmbrapsur nga asnjë pushtet.

“Në gjithë ato vite veprimi politik, nuk na ka trembur e zbrapsur asnjë pushtet e asnjë tiran. Aq më pak këta të Open Ballkanit”, shkroi ai.

Deputeti i VLEN-it theksoi se Shqipëria nuk është pronë e askujt dhe se u përket të gjithë shqiptarëve, pavarësisht se kush është në pushtet në Tiranë.

“Shqipëria nuk është pronë e askujt. Ajo është po aq e jona sa e çdo shqiptari, pavarësisht se kush qeveris në Tiranë. Pushtetet janë të përkohshme. Shqipëria është e përhershme. Shqipëria mbetet gjithmonë e shqiptarëve!”, përfundon reagimi i Azizit.

Reagimi vjen pasi më herët u raportua se deputeti i VLEN-it ishte ndaluar në pikën kufitare të Qafë Thanës nga autoritetet shqiptare. Ende nuk ka një sqarim zyrtar nga autoritetet shqiptare lidhur me arsyet e ndalimit.

Banner

Related posts

Kasami: Për 24 muaj kemi realizuar atë që u premtua për 24 vjet, ndryshimi nuk kthehet më prapa

Admin2

Vjehrra sulmon nusen, i shkakton lëndime të rënda trupore

Admin2

Sa e rrezikshme është të flesh me kondicionerin ndezur?

Admin2